Viktima në fshatin Kurjan të Roskovecit mësohet se janë dy vëllezërit Gramos e Lavdosh Kurti.
Advertisements
Ata dyshohet se u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka, i cili është shoqëruar në Komisariat.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të mesditës së sotme (10 Shtator) dhe pas krimit autori u vetëdorëzua, ndërsa është sekuestruar edhe arma me të cilën kreu vrasjet.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, njoftoi policia.