U rrëzuan nga lartësia dy punëtorë, arrestohen inxhinierët e objektit në ndërtim! Ja si është gjendja e të dëmtuarve

by editor

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Advertisements

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

You may also like