“U takuam apo s’u takuam”, Ledjona bën lëmsh rrjetin për videon e Eglës

by editor

Videoja e Eglës në një dhomë të bardhë që mendohet se është pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” po qarkullon kudo dhe pikëpyetjet janë pafund.

Advertisements

Disa aludojnë se aktorja nuk është skualifikuar nga loja dhe është mbajtur në këtë dhomë që nga dita e djeshme, ndërsa disa të tjerë besojnë se e gjitha është një gënjeshtër e produksionit për 1 Prillin.

Advertisements

Megjithatë dyshimeve ju shtua edhe një deklaratë e bërë gjithashtu nga një tjetër ish-konkurrente e cila pretendon se e ka takuar më herët aktoren pas daljes nga shtëpia.

Ledjona Xheladinaj ka reaguar sërish duke i bërë thirrje personit që e ka filmuar të nxjerrë videon e tyre.

“U takuam apo s’u takuam. Kjo është çështja. Dikush që ka videon ta nxjerrë tani ose të heshtë përgjithmonë. Nejse më mirë po citoj Galileon: “E megjithatë rrotullohet”, shkruan ajo.

You may also like