U vu në pranga pasi kishte kthyer lokalin në bazë të shitjes së drogës, ja si efektivi i policisë ra në grackën e AMP-së

by editor

Kanë dalë të tjera detaje nga arrestimi i efektivit të policisë së Fierit, Lorenc Gropa, i cili ishte i përfshirë në veprimtari droge, ndërsa u kap dhe me armë. Mësohet se AMP ka bërë blerje të stimuluara në lokal me agjentë të infiltruar dhe i kanë kapur në flagrancë.

Gropa akuzohet se kryente veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, ndërsa pas hekurave ranë 3 kushërinj të tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

You may also like