“Ua dimë targën e makinës”/ Dy vite nga zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha “thumbon” Ramën; i kujton kërcënimin gjatë fushatës! (Video)

by editor

Gazetari Artan Hoxha ka ri sjellë në kujtesë një nga ‘kërcënimet’ që kryeministri Edi Rama i bënte bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, pak para zgjedhjeve parlamentare të 2021!

Advertisements

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ka hedhur videon ku gjatë një takimi elektoral, Rama i drejtohet Martinajt me fjalët: “Ne e dimë që ju jeni me ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencën e basteve, ne ua dimë targën e makinës. Dhe kur them ne jo regjimi, jo regjimi, por patronazhimi!”

Advertisements

Më tej Hoxha ngre pikëpyetje lidhur me fatin e Vis Martinajt, teksa thumbon Ramën se si ka mundësi që patronazhistët që e dinin fare mirë se ku lëvizte dhe se me çfarë lëvizte Martinaj, prej dy vitesh nuk kanë informacion për fatin e tij.

“U mbushen plot dy vite…! Dhe “patronazhimi” (jo rrëgjimi), qe e dinte targën e makinës, nuk na ka thënë akoma, as ku parkoi makina, as ku “avulloi” apo saktësisht, ku e “avulluan” atë “drejtorin e basteve të kohës”….! Populli thotë: “Bën vaki, pa tregohet”….!”, shkruan Artan Hoxha në postimin e tij.

Advertisements

You may also like