Ulsi Manja: Pse urdhërova vendosjen në regjimin 41 bis të Sokol Mjacajt?

by editor

PEQIN-Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli për mediat nga burgu i Peqinit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme. Ai shpjegoj pa shumë detaje pse kishte urdhëruar vendosjen në regjimin 41 bis të autorit të vrasjes së sotme brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjacaj.

Advertisements

Manja: Nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit, sepse, do të ketë, besoj, në orët në vazhdim, do të ketë një komunikim për opinionin publik, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Peqin. Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në IVP Peqin. Në IVP Peqin ka edhe regjim të posaçëm. Sot, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm, për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë, për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë të caktuar. Kjo është ajo që kam unë sonte për të komunikuar me ju. Mos më bëni pyetje që cënojnë hetimin. Unë jam këtu sonte, dhe do të jem edhe në ditët në vazhdim, për të nxjerrë përgjegjësitë administrative, përgjegjësitë penale i takojnë organeve të hetimit. Situata e rendit dhe e sigurisë në të gjitha burgjet tona është në kontroll. Sa i takon regjimit të posaçëm 41 bis, janë vendosur dy të parët, do të kemi të tjerë që do të vendosen në këtë regjim.”

You may also like