“Problemi më i madh që ka ky vend është kapja e ekonomisë. Kryetari i bashkisë është oligarku më i madh në Shqipëri, kryeministri gjithashtu.
Advertisements
Nëse deri dje kush mori pushtetin u korruptua, tani ka patur një inovacion, këta të rinjtë që kanë kapur pushtetin, janë këta që ndërtojnë.
Advertisements
Këta i japin leje vetes.
Marrin një ndërtues se i duhet, por janë këta që investojnë.”
Një deklaratë e tillë u bë nga deputeti Agron Shehaj në një emision televiziv, i cili shtoi se të thuash se është sipërmarrësit dhe sulmon sipërmarrësit, nuk është e vërtetë.
“Unë sulmoj hajdutët, jo sipërmarrësit, një trafikant droge mund të jetë dhe sipërmarrës. Një i korruptuar është i korruptuar, unë e akuzoj si i korruptuar, jo si sipërmarrës.
Siç të shpallësh investitor strategjik burrin e Olta Xhaçkës. Unë flas me fakte, nuk kam asgjë personale. Unë kam me çfarë kanë bërë ata si ministra.
Nuk kam gjë me Xhaçkën apo Gjiknurin. Sot nuk ka asnjë sektor që është i pa kapur.
Jo vetëm kryebashkiaku është një ndër më të pasurit, por edhe investitorë në këto kulla.
Është gënjeshtër të thuash se oligarkët si Kastrati, Rama i ka dhënë aeroportin. Është e qartë që Rama është pronari i vërtetë, është oligarku i vërtetë.
Kush është njeriu më i pasur në Rusi? Oligarkët? Është Putini! E vetmja mënyrë për të rritur të ardhurat dhe mirëqenien është zhvillimi ekonomik.
Dy janë modelet, ai i Putinit dhe i Perëndimit. Kur flas për Gjiknurin që ka marrë resortin apo Xhaçkën, nuk e kam personale, por ai model turizmi nuk mund të funksionojë.
Turizmi është një aset kombëtar, kush ka prona duhet të ketë mundësi ta zhvillojë.
Ne kemi një aset kombëtar që është bregdeti i Shqipërisë dhe këta po e kapin të gjithë.
Nëse turizmi zhvillohet nëpërmjet lirisë dhe meritokracisë, ne do kemi përfitime nga turizmi.
Nëse do e zhvillojë Xhaçka me Gjiknurin, ne nuk do marrim maksimumin.
Në thelb secili nga këta, sado të jenë të zotët miqtë e kryeministrit apo ministrat vetë, zhvillimi ekonomik nuk ka për të ardhur.
Mua më ka bllokuar biznesin Rama se fola për Gjiknurin, për Xhaçkën. Nuk priti asnjë vendim gjykate, shkeli ligjin.
Policia erdhi aty pa asnjë copë letër, ndërsa unë duhet të pres para se të flas.
Shqipëria ka nevojë për një kryeministër që nuk ka nevojë që ministri i tij të dënohet në Strasburg që atëherë të thotë ti paske vjedhur.
Unë nga një ministër pres që në momentin që lind dyshimi, kryeministri të bëjë një verifikim dhe të thotë këtu ka dyshime dhe kur kryeministri mua më thotë kur të dënohet në Strasburg atëherë po mund të themi.
Unë mendoj se sipërmarrësi më i paaftë i bën gjërat më mirë se sa shteti.”, tha Shehaj.