Ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij dhe më pas sulmoi fizikisht dy efektivë të policisë, bie në pranga

by editor

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij.

Advertisements

Jo vetëm kaq, gjatë arrestimi të të dyshuarit, ai ka refuzuar dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Advertisements

Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij. I dyshuari gjatë arrestimit kishte refuzuar dhe kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, viktimat meshkuj kosovar. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Advertisements

You may also like