Varsja Në Qafë I Shpëton Jetën Burrit, Ndalon Plumbin Ta Plagosë Në Qafë

by editor

Zinxhiri i trashë që mbante në qafë i shpëtoi jetën një burri pasi ndaloi një plumb që ta plagoste.

Advertisements

Të shtënat ndodhën gjatë një debati, tha policia amerikane në Kolorado. Plumbi i kalibrit 22 ngeci në zinxhirin e argjendtë rreth qafës së shënjestrës.

Advertisements

Sipas ekspertëve, varësja nuk ishte argjend origjinal pasi materiali i saj është më i butë dhe për rrjedhojë nuk do kishte mundur ta ndalonte plumbin.

“Ky zinxhir argjendi, afërsisht 10 mm në gjerësi, ka të ngjarë të jetë arsyeja e vetme që shënjestra e të shtënave është ende gjallë.”

I armatosuri i dyshuar, u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për tentativë vrasje.

You may also like