Aurrel Sabriu, një i paraburgosur në Burgun e Korçës, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Ai ishte nga Maliqi dhe u ndaluar katër muaj më parë për dhunë në familje, por fatkeqësisht për shkak të problemeve shëndetësore ka ndërruar jetë sot.
Advertisements
Drejtoria e Burgjeve bën me dije se Aurrel Sabriu ishte takuar me babain e tij në dhomën e takimeve dhe menjëherë më pas kishte humbur ndjenjat.
Advertisements
I paraburgosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Korçë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë, me rekomandim të mjekëve është dërguar në Tiranë, ku për shkak të problemeve me zemrën ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).”I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Advertisements
Deklaratë për Shtyp – Datë 4 Shtator 2024
I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.
Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).
I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.