Katherine Mielniczuk ia kushtoi jetën ndihmës së të tjerëve
Advertisements
Një grua britanike që ishte mjeke vullnetare në Ukrainë, ndau një mesazh prekës vetëm një ditë para se të vdiste në prag të Krishtlindjeve.
Advertisements
Katherine Mielniczuk ia kushtoi jetën ndihmës së të tjerëve për gati dy vjet në vijën e parë të luftës, pasi Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022.
26-vjeçarja, e cila ka lindur në jug të Londrës dhe e njohur si Kasia, rrezikoi jetën e saj duke udhëtuar në zonat më të paqëndrueshme të luftës për të ndihmuar ata në nevojë.
Ajo madje fitoi pseudonimin ‘Apache’ për përpjekjet e saj të guximshme, duke ofruar furnizime mjekësore dhe ndihmë urgjente për luftëtarët e plagosur ukrainas dhe të huaj. Kasia u gjet e vdekur në shtratin e saj në orët e hershme të natës së Krishtlindjes në Ukrainën lindore, tha familja e saj të premten dhe vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Më pak se 24 orë më parë, Kasia kishte shpërndarë një postim prekës në Facebook, i cili doli të ishte i fundit.
Në mesazhin e publikuar ajo u kërkoi ndjekësve të saj të dinin rëndësinë e vullnetarëve, pasi shumë prej tyre nuk mund të ktheheshin në shtëpi apo të festonin Krishtlindjet.
“Pasojat mendore, fizike dhe financiare të luftës janë katastrofike dhe një fjalë e mirë mund të ketë fuqi të jashtëzakonshme për ne, kur po humbasim shpresën dhe po shohim tragjedi çdo ditë. Ne kemi prioritet luftën për një Ukrainë të lirë, për një të ardhme të begatë dhe të frytshme për fëmijët ukrainas”, ishte mesazhi i saj.
Pas diplomimit për kimi në Universitetin e Bristolit, Kasia vazhdoi të shërbente në repartin 151 të Forcave të Operacioneve Speciale.
Familja e saj tha: Ajo ia kushtoi jetën e saj ndihmës së të tjerëve, si mjeke, si shkencëtare dhe studiuese dhe si mik. Ajo doli vullnetare 18 muajt e fundit në Ukrainë, duke punuar në ndihmë logjistike dhe si mjeke luftarake në të gjithë vendin. Kasia është zhdukur, por ngrohtësia, dashuria dhe hiri i pafund që ajo solli në botë nuk do të humbasë kurrë.”