Pisllëku, zhuli, era e rëndë, mizat e qelbura dhe sëmundjet po mbysin çdo qytetar të Tiranës prej të paktën dy javëve. Nëse nuk ke sy të shohesh, do kesh hundë të ndjesh plehrat e Tiranës që janë bërë mal mbi kazanët e mbetjeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj as e ka problem këtë pjesë, kur pikërisht teksa qytetarët ankoheshin për mbetjet në rrugë, ai shfaqet si “spiderman” që ofron apartamente për përsonat e pastrehë që iu dëmtuan banesat në tërmetin e 26 nëntorit 2019.
Advertisements
E sikur të mos mjaftonte kjo propagandë, që mban erë edhe më të rëndë se vetë plehrat, Veliaj ftoi edhe Ramën në “gostinë” ku konsumohet politikë më shumë sesa sport, e ata dy medalistë të bronxtë në mundje, shëtiten si “kavje suksesi” nga “medalistët e artë” në mirazhin haluçinativ, Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Advertisements
Dy mundësve iu dhanë çelësat e dy apartamenteve si shpërblim për medaljet e bronxit që sollën nga lojërat olimpike të mbajtura në Francë. Por medaljet kanë dy anë, ajo e dukshme dhe tjera e errët, që është më e pisët se vetë plehrat që po na mbysin. Nisin tek koshat dhe mbyllen në Sharrë, për tu varrosur në një incenerator që nuk ekziston dhe një SPAK që e ndjen erën e rëndë të mbetjeve, por prangat i ka hedhur në “koshin e mbetjeve” që menaxhohet nga kryabashkiaku kampion…
Përse zhuli po na mbyt, deri në shfaqjen e sëmundjeve dhe gulçimin që vjen nga kudërbimi? Bashkia Tiranë ka marrë përsipër të pastrojë qytetin nëpërmjet kompanisë “Eco-Tirana”, ku 51 për qind të kasioneve i ka vetë bashkia, ndërsa 49 për qind një kompani italiane që ka ndërruar disa pronarë në pak muaj e nuk dihet se kush fshihet pas tyre.
Advertisements
Sipas kontratës, “Eco-Tirana” duhet të zbrazë 6396 kosha mbetjesh në ditë. Po ashtu të lajë dhe dezinfektojë 500 vendqëndrime të koshave, ndërsa vijon detyrimi kontraktual që kjo kompani duhet të fshijë 1.9 milionë metra katrorë rrugë dhe lajë 285 mijë metra katrorë sipërfaqe të rrugëve kryesore në ditë.
Kjo është kontrata që duhet zbatuar, por shihet me sy ashiqare ajo që ndodh. Koshat e mbetjeve jo vetëm që janë tejmbushur, por plehrat po shpërndahen në rrugë, duke sjellë një katasrofë të tmerrshme mjedisore. Mizat, qentë endacakë të tredhur e patredhur, hardhuca, buburrecë e minj të shumtë, po marrin ‘ngjyrën mavi’, teksa kanë Rilindur në gostinë e plehrave…
Kampioni i betonizimit të Tiranës vijon të jetë gjatë në mediat e blera dhe vetëofruara që të shiten edhe pa çmim fare… Asnjë media kombëtare dhe e madhe nuk ka “kamera” ta shohë, asnjë bos mediatik nuk e ndjen kudërbimin e mbetjeve, por mjaftohen që bashkë me një grusht oligarkësh të shfaqin interesin jo për pastrimin e qytetit, por pastrimin e parasë së pisët që bëhet “qelibar” në kullat e betonit. Medalja e artë për kategurinë “beton” padiskutim që e mbajnë dy njërez të fuqsiëhm, që dje mburreshin me Bronxin e dy mundësve të natyralizuar. Plehrat po na mbysin!/Boldnews