Vëllai i vrau vajzën, dëshmia tronditëse e nënës: Ishte me tumor…

by editor

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e djeshme në Greqi. Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja i saj në Greqi është tronditëse. Nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Nëna zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë” tha ajo.

Dyshohet se 37-vjeçari e ka vrarë mbesën e tij 11-vjeçare, pasi ajo i bëri rezistencë pasi tentoi ta përdhunonte. Mediat greke shkruajnë se e mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por dje i është gjetur trupi. Autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen. Autori ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe.

You may also like