Vëllezërit kthejnë hotelin në qendër pro**itucioni, arrestohen bashkë me punëtoret

by editor

Dy vëllezër në Rrogozhinë janë arrestuar pasi kishin përshtatur hotelin e tyre për prostitucion.

Advertisements

Fatmir dhe Shkendi Hoxha akuzohen për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

Advertisements

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy gra të identifikuara me inicialet Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Hoteli në pronësi të dy vëllezerve është sekuestruar bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

You may also like