Vetëvr*sja e Sibela Abedinit, gjykata lë në burg tik-tokerin Altin Çoku

by editor

Gjykata lë në burg tik-tokerin Altin Çoku, ai akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes Sibela Abedinin duke shpërndarë në Tik Tok një foto intime të saj. Çoku ra në pranga disa ditë më parë.

Nga kafazi i qelqtë, Çoku teksa i shprehu ngushëllimet familjes, mohoi të ketë publikuar ai foton.

Advertisements

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”, tha Çoku.39-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për shkak të implikimit të tij në disa vepra penale, por që ja ka hedhur paq burgut për shkak të kartelës që ka si person me prapambetje mendore.

“Foton intime e nxori…”, vetëvr*sja e 27-vjeçares, Altin Çoku nuk mban të qeshurën në GjykatPersonazhi i njohur i TikTok, Altin Çoku ka dalë sot para gjykatës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Advertisements

Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e të resë Sibela Abedini, duke i publikuar asaj një foto intime.

Ai është shfaqur duke qeshur pas kafazit të xhamit, teksa mbahej i shoqëruar nga dy policë.

Advertisements

Çoku shihet duke folur, teksa u përgjigjet gazetarëve që drejtojnë pyetje ndaj tij.

“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.27-vjeçarja Abedini dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit

27-vjeçarja ishte nënë e një vajzë 2-vjeçare dhe familjarët kanë ngritur dyshimin se ajo nuk është vetëhedhur nga lartësia, por e kanë shtyrë.

You may also like