Mediet italiane kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë kur Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë shqiptare kalon gardhin dhe endet rreth shtëpisë së Vanessa Ballan para se ta vriste.
Advertisements
Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e vonë të 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht (e njëjta që u kap më vonë nga ushtria, me mjete pune) dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.
Advertisements
Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi “me shkrimin ‘7color’ që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje franceze dhe hyn në shtëpi (mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga hetuesit”.
Mediet italiane kaDhe në fund thika me dorezën e drurit dhe tehun 20 centimetra, e gjetur në lavamanin e kuzhinës pjesërisht e larë dhe gjithashtu e sekuestruar është identike me një tjetër të gjetur në çantën e mjeteve të Fandajt dhe nga e njëjta seri si ato të gjetura më vonë në shtëpinë e tij.