VIDEO/ U shfaq në publik pas disa muajsh, lideri suprem i Iranit mban në krah një pushkë! BBC: Khamenei tregoi se nuk ka frikë nga Izraeli

by editor

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të deshifrojë mesazhet pas fjalimit të parë publik të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khameneit, i cili u shfaq pas disa muajsh.

Advertisements

Në analizën e saj, BBC rishikon atë që ai tha në namazin e xhumasë, duke theksuar ndër të tjera se ishte një përpjekje për të treguar se ai nuk ka frikë të dalë në publik dhe të flasë për pozicionin e Iranit në botën myslimane.

Advertisements

Në të njëjtën kohë, siç vërehet nga mediat ndërkombëtare, Khamenei doli duke mbajtur në krah një pushkë.

Khamenei ka kërkuar të projektojë forcën iraniane te komuniteti ndërkombëtar, por edhe qetësi në vend, pavarësisht vrasjeve të fundit të liderëve të Hamasit Ismail Haniya dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Advertisements

Dalja e tij publike në zemër të Teheranit ishte një përpjekje për të mohuar thashethemet se ai ka frikë të shfaqet në publik pas këtyre ngjarjeve, raporton BBC.

You may also like