Vizita e Sekretarit Blinken në Tiranë/ Frrok Çupi zbardh prapaskenat e bujshme: Ndau Shqipërinë nga…

by editor

Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Advertisements

Çupi u shpreh se me vizitën e Blinken, Shqipëria u nda nga jeta e pasigurisë në atë përkrah fuqive të mëdha.

Advertisements

“Bilanci i kësaj ngjarjeje do marrë shumë kohë për të treguar se çfarë ka ndodhur sot. Do duhet kohë për të bërë analizën e çdo elementi, jo se ishte e gjatë, por ishte e ngarkuar. Kjo ishte vizita që do të mbahet mend gjithë jetën si një moment që e ndau jetën e Shqipërisë nga një jetë pasigurie, në një politike tashmë të përcaktuar me dinjitet përkrah fuqive të mëdha.

Edhe sekretarët e mëparshëm ka pasur rëndësi, por kjo ishte vizita që dallonte nga të tjerët. Të gjitha vizitat kanë pasur një pjesë kortezie, e vetmja që s’kishte ishte kjo vizitë. Sot Blinken ka dhënë një kontribut shumë të madh në teorinë dhe vendosjen e demokracisë. Ai tha se punoi me të rinjtë, me qytetarët dhe nuk i mbeti gjë tjetër për të takuar.”, u shpreh Çupi.

You may also like