Një turiste gjermane, 41-vjeçare, është dërguar sot në drekë pa shenja jete në spitalin rajonal të Vlorës.
Advertisements
Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.
Advertisements
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.