Vranë biznesmenin shqiptar sepse i kërkoi borxhin, lihen në burg babë e bir

by editor

Me 15-vite burg janë dënuar nga gjykata greke babë e bir të cilët në shtator të vitit 2020 vranë biznesmenin shqiptar Xhani Topalli.

Advertisements

Siç raportohet në mediat helene, gjykata e Bashkuar e Kos vendosi dënimin me 15 vite burg për babanë dhe 20-vite për djalin e tij, ku theksohet se vendimi ishte 5 me 2 nga trupa gjykuese.

Advertisements

Biznesmeni 46-vjeçar u vra në Faliraki të Rodos, jashtë dhomave që jepte me qira 53-vjeçari autori i krimit.

Babë e birë në vitin 2023 u munduan të fshihnin krimin para gjykatës, duke thënë se vrasja ishte aksidentale pasi biznesmeni ishte përplasur për tokë. Alibi e hedhur poshtë nga ekspertiza e cila nxorri se 46-vjeçari kishte shenja litari në qafë.

Hetimet nxorën në pah arsyen e krimit, sipas të cilave arsyeja e vrasjes ishte sepse 53-vjeçari grek i kishte një borxh biznesmenit shqiptar, lekujdim i kërkuar mbrapsht nga ky i fundit.

/5pyetjet.al

You may also like