Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia mori një sms. Aksion blic për arrestimin e vëllezërve Frroku

by editor

Në gusht ndodhën krime të rënda. Mbrëmjen e 19 gushtit, Erslid Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha shkuan në Velipojë duke u konfliktuar me vëllezërit Frroku, pronar të një hoteli atje për një sherr të mëparshëm që kishin.

Advertisements

Konflikti denigroi në dhunë fizike mes tyre e më pas u përdor arma teksa vëllezërit Frroku dyshohet se qëlluan Ishmin dhe Hoxhën duke i lënë fillimisht të plagosur rëndë dhe më pas duke humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Advertisements

Ndaj Policia vendore e Shkodrës ka zhvilluar një kontroll blic në Velipojë për arrestimin e vëllezërve Frroku. Nga ky kontroll i befasishëm policia nuk ka arritur që të arrestojë vëllezërit Edmir Frroku dhë Gëzim Frroku të cilët dyshohen si autor të vrasjes.

Efektivët e Shkodrës kanë patur një informacion se vëllezërit Frroku ndodheshin në një banesë në plazhin e Velipojës dhe menjëherë janë mobilizuar për të bërë arrestimin e tyre por pas kontrolleve ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ndodheshin në vendin ku policia kishte informacion paraprak.

Në këtë operacion u angazhuan forca të shumta policie të cilët rrethuan zonën ku mendohej se ndodheshin dy vëllezërit por nuk u arrit arrestimi i tyre.

You may also like