Vrasja e efektivit në Fier, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja se…

by editor

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vrarë shtetasi N.C, efektiv policie.

Advertisements

I ftuar në emisionin Top Talk, gazetari tha se në sallën operative ku ka shkuar lajmi për vrasjen e efektivit ka qenë babai i këtij të fundit që ka marrë lajmin.

Advertisements

Gazetari ka theksuar se ngjarja të tilla janë shumë të rënda dhe se autorit të mos i gënjehet mendja se do të shpëtojë.

Ai tha se efektivi po bëhej gati të merrte turnin e punës kur është qëlluar.

“Në sallën operative ka qëlluar babai i tij. Babai i tij punon në sallën operative.

Si do ti motivosh të rinjtë që të bëhen policë ku ka ngjarje të tilla, rasti i sotëm, viktima është me uniformë. Ka shkuar për të marrë turnin.

Unë nuk dua të merrem me detaje. Dëmi është vrasja e efektivit të policisë, ne nuk e kthejmë dot në jetë efektivin.

Nuk e ka menduar gjatë. Nëse e gënjen mendja se do të shpëtojë dhe do t’i rezistojë duhet të gjejë një mënyrë të negociojë pa e vrarë. Motivi i ngjarjes nuk është si ai i krimit të organizuar, por është një ngjarje shumë e rëndë”, tha Artan Hoxha.

You may also like