Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Brataj flet mbi ekspertizën e ngjarjes: Autoambulanca shkoi për 7 minuta në vendngjarje

by editor

Qendra kombëtare e Urgjencës ka verifikuar akuzat e familjarëve se ambulance kishte shkuar me vonesë në vendin ku u gjet Egli Proga më 10 gusht 2024

Sipas familjarëve ambulanca kishte shkuar 30 minuta me vonesë dhe nëse do të kishte shkuar më herët do të shpëtonte 42 vjeçari.

Advertisements

Brataj në një prononcim për median thotë se ambulanca kishte shkuar për 7 minuta dhe e gjitha në total situata është menaxhuar me kod të kuq traumatic për 20 minuta.

“Më rezulton në total rreth 20 minuta i gjithë misioni nga kërkesa për ndihmë deri në përfundim të misionit të ekipit mjekësor. Ndërsa koha nga ora 19.11 deri në 19.18, vetëm për 7 minuta ekipi ka shkuar në vendngjarje dhe në total për 20 minuta është realizuar misioni me një kod të kuq traumatik, i cili dihet dhe rezultati final i tij. Këto janë të dhënat nga verifikimi i këtij misioni që është bërë pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, tha Brataj.

Advertisements

You may also like