Vrasja e Egli Progës, rikthehen në arrest me burg tre dëshmitarët

by editor

Janë rikthyer sërish në qeli 3 personat e pranishëm në vendin e krimit ku i riu Denis Meçe dyshohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Progën, ngjarje e ndodhur 10 Gusht në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.Tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe u liruan nga Gjykata e Korçës, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Raportohet se Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën ndaj tyre nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe raportohet se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.“Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: V. Sh., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, banues në Pogradec. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës”, njoftoi policia.Ekspertiza mjekoligjore për Egli ProgënNë ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se viktima kishte dëmtime në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor”.“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L” , thuhet në ekspertizën mjeko-ligjore.
Ekspertiza mjeko-ligjore i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës

Advertisements

You may also like