Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka folur për bashkëjetesën me Ergys Dashin.
Advertisements
Ajo ka treguar dhe më një nga momentet më të vështira të saj, momentin kur mësoi se Ergys Dashin e kishin vrarë.
Advertisements
Lajmin e trishtë thotë se e ka mësuar përmes një telefonate.
“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion. Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh.” tha ajo.
Ajo tregoi dhe për vëshirësitë me të cilat I është dashur të përballej për pasurinë e Ergys Dashit.
“Pas vdekjes së atij luhej edhe pasuria. Më kanë mohuar fëmijën duke më thënë se nuk është me personin. Unë kam ndenjur me të për njeriun, dhe jo për pasurinë. Thonin ja po del, ja po bën gjatë gjithë kohës. Familja dhe shoqëria e djalit. Me babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt, ndërsa vjehrrën e quaj shoqe.” – tregoi Xhoana.
Ergys Dashi u vra në Ekuador në janar 2022, në një atentat teksa ndodhej në një lokal, ku mbi të u zbrazën me 20 plumba.