Vrasja e Ndocit në burg, gazetari zbardh detaje: Shqiptarët në Greqi vendosen në burgjet ku nuk ka siguri për jetën

by editor

Vrasja e të të burgosurit Alfons Ndoci më 26 qershor në burgun e Koridhalosit në Greqi duket se është arsyeja e përshpejtimit të procedurave për ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri.

Advertisements

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, tha se nuk ka të dhëna se Haxhiu ka qenë pjesëmarrës në konfliktin ku u vra Ndoci, por ai ka qenë në të njëjtin sektor të burgut ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas Bregut, shqiptarët në Greqi vendosen në burgjet ku nuk ka siguri për jetën.

Advertisements

“Nuk i shohin me sy të mirë shqiptarët në burgjet greke. I vendosin në burgjet ku nuk ka siguri për jetën e të burgosurve. Koridhalosi është epiqendra e gjithçkaje, aty futen të burgosurit e dënuar me burgim të përjetshëm. Aty futen jo vetëm shqiptarët, ka pak grekë, i lë vetë sistemi të përplasen me njëri-tjetrin. Edhe në Koridhalos ka pasur 2 herë arratisje.

Duhet të ndajmë vrasjen e fundit me ato më parë. Vrasja e fundit, ajo e një shqiptari që pasi kishte përfunduar 23 vjet burg, i kishin mbetur dhe pak muaj gjatë kohës që e çojnë në infermieri u gjet i vetëvrarë në furgonin e policisë dhe nuk u bë hetim. Nuk mundet të vetëvritet një person 6 muaj para se të dalë.

Kjo vrasje e fundit ka ndikuar shumë dhe në ardhjen në Shqipëri, kjo përplasje e fundit në burgun grek ka ndikuar dhe ka përshpejtuar procedurat e ardhjes së Laert Haxhiut në Shqipëri. Është një nga arsyet pse ministri i Drejtësisë firmosi me shpejtësi ekstradimin e tij në vendin tonë se ku ishte i përfshirë, mund të mos ketë qenë fare i përfshirë, por mund të ketë qenë një reagimi i Ministrisë së Drejtësisë në Greqi se të gjithë konfliktin në burg e bënë shqiptarët dhe u përplasën me njëri-tjetrin.

Advertisements

Nuk ka të dhëna se Haxhiu ka qenë pjesëmarrës në konflikt, por për shkak se ka qenë në të njëjtin sektor të burgut ku ka ndodhur mendohet se është përshpejtim i proceduarve pa pritur një vendim të Gjykatës së Lartë.”

You may also like