Vrasja e Pëllumb Metës pak javë më parë në Durrës, ka marrë rrjedhë tjetër, ku thuhet se janë gjetur gjurmë gishtash të djalit të tij të vogël, Amarildo Meta.
Advertisements
Gazetari Igli Çalmeta , në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, theksoi se gjurmët e gishtave të 22-vjeçarit nuk janë gjetur te pistoleta, por tek qesja me të cilën ishte e futur pistoleta.
Advertisements
Mes tjerash ai theksoi se testi i tre fëmijëve në poligon, nuk mund të vërtetoj se kush ka qenë vrasësi.
“Nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh te pistoleta, por gjurma e gishtërinjve të djalit të vogël është gjetur te qesja. Kjo është provë e rëndësishme. Nga ajo që kam analizuar, eksperimentit hetimor, nga ajo që kam investiguar, është një eksperiment që nuk vlen. E para, nga informacionet që kam nuk është thënë se vajza ka përdorur armë. Ky eksperiment nuk e vërteton faktin që Hygerta është vrasëse e babait. Nuk është e thënë pse di të përdorësh armën, mund të jesh vrasëse”-tha ai.