Ekspertiza mjekoligjore ka hedhur poshtë aludimet se 19-vjeçarja Hygerta Meta ishte abuzuar seksualisht siç ishte aluduar më parë, duke thënë se në trupin e të resë nuk ka shenja abuzimi.
Advertisements
Këto aludime erdhën si rezultat i shumë pikëpyetjeve të ngritura nga ngjarja tronditëse në Durrës, ku 19-vjeçarja akuzohet se vrau me pistoletë babanë e saj Pëllumb Metën, e ndihmuar dhe nga vëllai i saj i madhe.
Advertisements
Ata u paraqitën ditën e sotme para gjykatës së Durrësit, ku dhe njëherë tjetër lanë vend për shumë pikëpyetje, një ndër to është shkaku se pse të rinjtë vranë babanë e tyre.
Deklaratat e tyre deri më tani kanë qenë të paqëndrueshme, duke ndryshuar vazhdimisht dhe autorin e vrasjes, midis vëllait dhe motrës.