Vrasje të inskenuara si vetëvrasje? Eksperti Karamuço ngre alarmin përmes rastit të pazakontë: Ka tendencë të fshihen, prokuri ishte në dilemë pas dëshmisë së…

by editor

Muajt e fundit fenomeni i vetëvrasjes po shtohet masivisht duke u kthyer në një shqetësim madhor për qytetarët e këtij vendi. Ajo që bie në sy është fakti se jo të gjitha ngjarjet arrijnë të zbardhen duke u lënë pezull e mos gjetur autorët që shtyjnë viktimat drejt aktit ekstrem.

Advertisements

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi rastin se si një vetëvrasje në një qytet bregdetar, dyshohet në fakt se është vrasje. Familja sipas ekspertit, ka deklaruar se nënën e shtyu babai drejt vetëvrasjes.

Advertisements

E rëndësishme tha Karamuço është që policia të kryejë veprime të plotë dhe të mos bazohet vetëm në dëshmitë e familjarëve.

“Është një rast i rallë ku një prokuror më ka kontaktuar për një rast të ngjashëm në një qytet bregdetar ishte ne dilemë. Veprimet nga policia nuk ishin të plota. Fëmija thoshte mamanë e shtyu babi. Faktorët janë në vendngjarje, ku shtyhesh do të kapësh. Shikojnë thonjtë, fibrat e një personi tjetër që janë pjesë e një dhune te freskët nga zënka në momentin final.

Log in-in, telefonat e viktimës dhe sulmuesit nëse janë të njëjtin vend. Shkaktimi i vetëvrasjes është e vështirë për tu provuare. Vrasje të paramenduara mirë. Ky rasti i qytetit bregdetar psh. Kjo duhet të diktojë policinë që provat duhet të merren të plota, duhet të shihen konfliktet si kanë qenë, të gjithanshme të shteruese. Ka një tendencë në rritje që fshihen nga një vetëvrasje“- tha Karamuço.

You may also like