Vrau Alma Qevanin, Gjykata Elbasan dënon me burg përjetë Tefik Tashin

by editor

Vrau Alma Qevanin, Gjykata Elbasan dënon me burg përjetë Tefik Tashi.

Advertisements

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.

Advertisements

Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth ores 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Advertisements

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin efajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik tashi me burgim të përjetshëm.

Vendimi i Gjykatës Elbasan:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN Elbasan, më 17.07.2024

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen nё lidhje me çёshtjen nё ngarkim tё pandehurit T.T., arrestuar mё datё 17.05.2023, akuzuar pёr veprёn penale tё parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal “Vrasje pёr shkak tё marrёdhёnieve familjare”, me viktimё shtetasen A.Q,.

Sot më datë 17.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar z. Artur Prenga; Anëtarë: Gjyqtar z. Elis Dine dhe Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli, pas shqyrtimit në seancë gjyqësore me vendimin Nr. 406 (13-2024-3713) të datës 17.07.2024:

VENDOSI

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.T për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. 2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin T.T të fillojë nga dita e arrestimit të tij datë 17.05.2023, dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 3. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruar, konkretisht “sopatë” të asgjesohet si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës peale; sendet telefon celularë t’i kththen pronarit ose poseduesit të ligjshëm. 4. Shpenzimet proceduriale të parapaguara nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall sot në Elbasan, më datë 17 Korrik 2024.

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN

You may also like