Një krim në familje tronditi dje fshatin Shënavlash në Durrës. Enver Balla, i cili dyshohet se është vrarë me armë nga i biri Esmerald Balla, u gjet i pajetë në një pus.
Advertisements
Krimi dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë dhe shkak janë bërë konfliktet për një kasafortë që 62-vjeçari kishte në dhomën e të birit. Mësohet se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.
Advertisements
Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para. Në momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen. Të nesërmen, në mëngjesin e 13 gushtit, kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre, djali e ka qëlluar.
Në të njëjtën ditë, 30-vjeçari Esmerald Balla ka shkuar në polici dhe ka denoncuar humbjen e babait. Kjo nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë përgjuar bisedat telefonike të 30-vjeçarit dhe kanë zbuluar ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin, duke thënë se vrau të atin dhe pretendon se ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
Advertisements
FSHEHJA E KRIMIT
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Ndërkohë djali, kishte denoncuar në polici më datë 13 gusht se babai ishte larguar nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.
Esmerald Balla trilloi një histori, duke dërguar një mesazh në “Instagram”-in e të vëllait, duke i thënë që të mos e kërkonin babain, pasi ai kishte ikur me pushime. Ai po ashtu është shprehur se dyshonte shtetësja me të cilën pretendonte se është larguar i ati, mund ta kishte vrarë babanë dhe se 62- vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
“Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në polici se në rrjetin social “Instagram” i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime”, thotë policia.
Pas këtyre fakteve, policia thotë se i lindën dyshime se kishin të bënin me një krim brenda familjes. Konflikti mes djalit dhe babait ndodhi për një shumë parash prej 7.5 milionë lekësh, kursime familjare.
“Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari”, thuhet ne njoftim.
/Gazeta Panorama