Pamjet që shikoni janë të momentit kur shoqërohet në polici, Altin Kuka, autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec.
Advertisements
Sherri i djalit të tij me dy vikamat dyshohet se ka qenë motivi i Kukës për të vrarë me armë zjarrin Gramos dhe Lavdosh Kurtaj.
Advertisements
Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qender të fshatit që e kanë pronë të tyre.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.