Një i moshuar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Zhapokikë 2 të bashkisë Memaliaj.. Dëshmitarë të rastit kanë gjetur të pajetë trupin e Faik Ajdini 72 vjeç, banor i këtij fshati ku kane vënë në dijeni policinë. I moshuari u gjet i pajetë në një përrua në afërsi të fshatit prej familjarëve. Burime policore nga terreni konfirmojnë se 72 vjeçari Faik Ajdini është vrarë.
Advertisements
Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.
Advertisements
Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë apo thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i te ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.
Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur deri sa të mbarojnë ekzaminimet. Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.
Ndërkaq alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Ndërkaq Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabije.