‘Xibraka’/ “Rama dhe i vëllai shumë nervozë, reagimi i vëllait të kryeministrit ishte i çuditshëm pasi ai fliste aty për klubin Partizani”, gazetari i njohur reagon ashpër: Pyetja ngelet pse Olsi ka lëvizur me makinën e trafikantëve dhe…

by editor

Gazetari Erl Murati, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për skandalin e fundit që ka denoncuar kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazement Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, i cili rezulton i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’.

Advertisements

Në lidhje me këtë denoncim me dokumeta zyrtare, sipas Muratit, ‘fakti që në rastin konkret ka reaguar në mënyrë shumë nervoze vëllait i kryeministrit dhe kryeministri, kjo tregon se aty fshihet diçka’.

Advertisements

Gjithashtu gazetari thekson se ‘ajo që mbete ende e paqartë sot në ditën e 7 të akuzës konkrete të zotit Bardhi se përse vëllai i kryeministrit ka lëvizur me një makinë me të cilën kanë udhëtuar trafikantë të kokainës dhe cila është lidhja e tij me këta njerëz.’

Murati: Opozita e ka detyrë funksionale të bëjë kritika-akuza në drejtim të qeverisë, dhe e kemi parë rëndom gjatë 11 viteve të fundit. Fakti që në rastin konkret ka reaguar në mënyrë shumë nervoze vëllait i kryeministrit dhe kryeministri, kjo tregon se aty fshihet diçka, ose në rastin më të mirë kjo gjë e ka shqetësuar shumë kryeministrin. Jemi dëshmitarë se si deputetë të opozitës kanë artikuluar akuza edhe më të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij, kryetari i opozitës artikulon akuza përditë ndaj familjes së kryeministrit dhe duket që nuk ka qënë i shqetësuar.

Në rastin konkret meqë bëhet fjalë për dokumenta zyrtare, pra Bardhi ka nxjerrë dokumenta të shtetit zyrtare patjetër që kemi nervozizëm të kryeministrit.

Advertisements

Reagimi i vëllait të kryeministrit ishte i çuditshëm pasi ai fliste aty për klubin Partizani, për privatizime dhe çështje sportive, ndërkohë që akuza që artikulon zoti Bardhi është shumë konkrete dhe do duhej të ishte e udhës që të kishim një përgjige qoftë nga vëllai i kryeministrit qoftë nga kryeministri për dyshimet që hedh zoti Bardhi në mënyrë specifike dhe konkrete.

Bëhet fjalë për vëllain e kryeministrit, i cili ka lëvizur me një makinë që kanë udhëtuar ose ka qënë në pronësi të njerëzve të lidhur me trafikantë. Në rastin konkret edhe sikur të ketë qënë krejt i pafajshëm dhe të ketë qënë rastësisht në atë makinë dhe të ketë kaluar kufirin në mënyrë të rastësishme disa herë vëllai i kryeministrit, kjo nevojitet të shpjegohet në mënyrë fare të qetë kur nuk ke asgjë për të fshehur, e para nuk nervozohesh, e dyta nuk lëshon kundërakuza për më tepër ofendime banale si ato të kryeministrit, ‘Gazment B.’, të padenja.

Sa herë që kryeministri vihet me shpatulla për muri për çështje konkrete, gjithmonë ai tenton me fjalë të përgjithshme ose me metafora apo epitete pra me lojëra fjalësh ti shmanget akuzave konkrete.

Ajo që mbete ende e paqartë sot në ditën e 7 të akuzës konkrete të zotit Bardhi se përse vëllai i kryeministrit ka lëvizur me një makinë me të cilën kanë udhëtuar trafikantë të kokainës dhe cila është lidhja e tij me këta njerëz.

Mes rreshtash vëllai i kryeministrit në përgjigje thoshte që nuk jap llogari por patjetër që do japë llogari.

You may also like