Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit në një lokal të Shkodrës në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Advertisements
Mësohet se Elis Rroshkodolli ka qenë me një tjetër person në pjesën e jashtë të lokalit.
Advertisements
Autori i maskuar, i është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me 17-18 plumba. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Në informacionin zyrtarë të Policisë thuhet se nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit Elis Rroshkodolli, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Advertisements
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit.