Zbardhet atentati në Shkodër, vëllezërit Prendi qëlluan me automatik, u përgjigjen personat brenda Audi-t

by editor

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau i Dejës.

Advertisements

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa.Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip “Audi”, ndërsa të tjerët kanë qenë në një mjet tip BMW që është sekuestruar nga policia.

Advertisements

Mjeti tip BMW është i dëmtuar edhe ai nga plumbat duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në mjetin e blinduar të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, dyshohet se janë kundërpërgjigjur.

Automjeti tip “Audi” që u qëllua ka qenë në lëvizje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre por janë pritur me armë zjarri.

Advertisements

Policia ka ushtruar kontrollë në banesën e vëllezërve Prendi në Rranxa por nuk i kanë gjetur aty dhe është bërë shpallja e tyre në kërkim.

Personat e ndodhur në automjetin tip “Audi” dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre.

Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur isentifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMW. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /vizionplus

You may also like