Zbulimi i rrjetit të prost*tucionit e shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare në Greqi, ja si arritën vetë prindërit të zbulonin ç’ndodhte: E ndoqa pasi doli nga…

by editor

Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga katër tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare.

Advertisements

Informacione të rëndësishme për zbulimin e këtij rrjeti, u mblodhën nga vetë prindërit e tyre, të cilët përshkruan makthin që po jetonin fëmijët e tyre.

Advertisements

Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.

Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga.

Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin.

You may also like