Zhduket në ishullin grek prezantuesi i njohur i BBC! Publikohet fotoja e fundit e tij gjatë pushimeve! Kërkimet me dron dhe helikopter

by editor

Prezantuesi i BBC, Michael Mosley është zhdukur gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit.

Advertisements

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, duke përfshirë një qen policie dhe një dron që kërkon zona të vështira për t’u arritur.

Advertisements

Ndërkohë në dispozicion është vendosur edhe një helikopter nga Athina.

Policia greke tha se Mosley la gruan e tij në plazh dhe u nis për një shëtitje në qendër të ishullit të mërkurën.

Telefoni i tij u gjet në vendin ku ai po qëndronte me gruan e tij, e cila e raportoi atë të zhdukur, tha një zëdhënës i policisë për BBC Neës.

Operacioni i shpëtimit është përqendruar në zonën Pedi të Symit pasi një grua e pa atë të mërkurën, tha nënkryetari i bashkisë së ishullit Ilias Chaskas për BBC Neës.

Ai tha se zona konsiderohet e rrezikshme, por vuri në dukje se gruaja e kishte parë zotin Mosley në rrugë në një pjesë më të sigurt të Pedit.

Ndërkohë në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fotoja e fundit e gazetarit e bëri gjatë pushimeve në Greqi.

67-vjeçari është i njohur për programet, duke përfshirë serialin e BBC-së Trust Me, I’m A Doctor dhe paraqitjet në The One Shoë të BBC-së dhe This Morning të ITV-së.

You may also like