Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

by editor

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Kurqele të Klosit

Klos-Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Kurqele të Klosit. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke ju afruar banesave.

Advertisements

Zjarri ka përfshirë edhe varrezat e fshatit, ndërsa raportohet se është djegur jo vetëm masivi pyjor me dushqe, por edhe disa vreshta.

Forcat zjarrfikëse kanë ardhur menjëherë në vendgjarje për të netrualizuar zjarrin dhe mospërhapjen e tij.

Advertisements

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Advertisements

You may also like