“Zyrtarë policie punojnë me krimin”, Balla ia kthen Dumanit: Asnjë dekonspirim, na besojnë partnerët

by editor

Një pyetje mbi bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit, i dha mundësinë Taulant Ballës t’i kthente përgjigje Altin Dumanit, i cili vetëm pak ditë më parë kishte folur për lidhje të uniformave blu me krimin e organizuar.

Advertisements

“Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme gjej rastin të them që në vlerësimin tim dhe të drejtueseve të policisë së Shtetit, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Më rezulton se nuk kemi asnjë operacion të Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit ku ka pasur rrjedhje të informacionit. Të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme. Të gjithë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti janë mundur të identifikohen, të arrestohen nga policia.”

Gjatë raportimit të tij vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, drejtuesi i SPAK foli për zyrtarë të lartë të Policisë që bashkëpunojnë me krimin.Ministri i Brendshëm pohon se besueshmërinë e Policisë nuk e mat me metrin e Altin Dumanit, por të partnerëve ndërkombëtarë.

Advertisements

You may also like