16 vite Pavarësi, vendoset në Pejë monumenti i Ibrahim Rugovës

by editor

Është përuruar sot në Pejë, në përvjetorin 16-të të Pavarësisë, monumenti i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova.

Advertisements

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ashtu siç është i skalitur përgjithmonë në zemrën e çdo shqiptari, Rugova po përurohet i skalitur përgjithmonë edhe në bronz në Pejë, në qytetin ku ai e ka mbaruar shkollimin e mesëm.

Advertisements

“Sot, me përurimin e shtatores së Presidentit Rugova në Pejë, ne po nderojmë vetë vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë. Po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Po i nderojmë të gjithë ata që kontribouan për vendin. Po e nderojmë krejt rrugëtimin tonë të shenjt. Po e nderojmë vendin tonë; Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë NJË”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, Ibrahim Rugova pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.

Advertisements

“Nuk ka ditë e nuk ka datë më përmbajtjesore sesa kjo e pavarësisë, për të zbuluar shtatoren e shqiptarit më të madh, e të djathtit më të madh e tradicional, themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriut më meritorë për Republikën, atit themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”, tha Abdixhiku.

You may also like