18 mijë € diploma/ La Repubblica: Kjo është zyrtarja në Tiranë që u ble për një çantë Louis Vuitton

by editor

Zbardhen detaje të reja nga mediat italiane lidhur me hetimet e Guardia di Finanza e cila ka zbuluar se nga Tirana janë shitur me mijëra diploma false për italianët. Pjesë e skemës është dhe një zyrtar, që dyshohet se ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën e tyre të mashtrimit nëpërmjet, Kolegjit Universitar WISDOM.

Advertisements

Ky institucion sipas hetimeve nga italianët shpërndante diploma dhe certifikata false për qytetarët italianë, që synonin që të futeshin në administratë kundrejt pagesës nga 4 mijë deri në 18 mijë euro për diplomën dhe 8 mijë për certifikatën e mësuesit mbështetës.

Advertisements

Të arrestuarit janë: Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç  dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe. Cianci është pronar i Ëisdom University.

Çifti Cianci-Catalano madje i dhanë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare. Në shkresat e gjyqtarit hetues lexojmë se të dy i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro. Por kush është ky zyrtar?

Advertisements

La Repubblica” zbulon emrin. “Profesoreshë Shqiponja Telhaj, presidente e Këshillit të Akreditimit të Ascal (agjencia e caktuar shqiptare), dyshohet se iu dha një çantë Luis Vuitton 1200 euro për të kërkuar mendimin e saj pozitiv” shkruan gazeta italiane.  5PYETJET.AL

You may also like