“21 Janari”, Hoxha: Hetimet do i vazhdojë SPAK-u, do thërrasë zinxhirin drejtues me radhë

by editor

Gazetari Artan Hoxha thotëi se hetimi për protestën e 21 Janarit 2011 do të vazhdojë nga SPAK dhe se do të përfshijë thirrjen me radhë të personave në pozita drejtuese të asaj kohe.

Advertisements

Në emisionin “Kjo javë”, Hoxha tha se deri tani janë marrë në pyetje kallëzuesit dhe familjarët e të vrarëve, si dhe janë bashkuar edhe dosje të tjera, duke përfshirë një që trajton sabotimin e hetimeve.

Advertisements

Ai theksoi se nëse ndjekim hierarkinë e përgjegjësisë, procesi duhet të nisë nga Bamir Topi, ish-President i Republikës.

“Pas Topit, duhet të thirren Sali Berisha, Lulzim Basha, drejtorët e policisë së asaj kohe, si dhe figura të tjera të rëndësishme, përfshirë Ina Ramën, ish-kreun e SHIK, dhe kryeministrin aktual Edi Rama,” tha Hoxha.

Advertisements

“SPAK do i thërrasë me radhë zinxhirin drejtues. U morën kallëzuesit, familjarët e të vrarëve. Janë marrë edhe dosje të tjera dhe janë bashkuar. Është një dosje për sabotim të hetimeve. Nëse do ndiqet hierarkia duhet të nisë nga thirrja e Bamir Topit, ish-Presidentit të Republikës.

Pastaj të vazhdojë me Berishën, Bashën, drejtorin e policisë së asaj kohe, Burgaj, Ina Ramën, ish-kreun e SHIK Shaqiri dhe me radhë shërbimi i ushtrisë, kryeministri i sotëm Rama dhe organizatorët kryesorë të asaj proteste.

Ajo që e dekonsipron është ajo që u publikua sot, ku ai thotë qëlloni protestuesit nëse hyjnë brenda gardhit. Por protestuesit janë vrarë jashtë gardhit”, tha ai.

You may also like