36.6 % e shqiptarëve janë beqarë/ INSTAT: Dominojnë meshkujt

by editor

Në Shqipëri, 36.6 % e popullsisë janë beqarë.

Advertisements

Të dhënat e Censit tregojnë se përqindja e individëve beqarë është më e lartë deri në moshën 30 vjeç.

Advertisements

Pas kësaj moshe, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88 për qind në grupmoshën 45-64 vjeç.

“Popullsia shqiptare dominohet nga femrat me 50.4 %, por ajo që vihet re në të dhënat e fundit të INSTAT është se meshkujt zënë dhe pëshën më të madhe të popullsisë beqare.”

Kështu nga popullsia e pamartuar, 58.5 % janë mehskuj dhe 41.5 % janë femra.

Sipas sociologëve, kjo lidhet edhe me rritjen e moshës për martesën, ku tashmë lidhja e kurorës po bëhet gjithnjë e më shumë në moshat mbi 30 vjeç, si për femrat edhe për meshkujt.

Martesat e vona tashmë po shoqërohen edhe me rritjen e moshës për lindjen e parë, duke sjellë një ulje të lindshmërisë në popullatë.

You may also like