50-vjeçari që vrau kunatin lihet i lirë/ Vajzat “shpërthejnë” në lot, e presin me përqafime

by editor

50-vjeçari shqiptar, Fation Tarellari u la i lirë nga gjykata e Volosit në Greqi.

Advertisements

Ai vrau kunatin e tij Erion Pelivani, pasi kishte mësuar se ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë dhe e kishte kërcënuar atë me foto dhe video në këmbim të parave.

Advertisements

Trupa gjykuese e pa të drejtë lirimin e tij nga qelia dhe i vendosi masën arrest shtëpie.Vajzat e Tarellarit ndodheshin në gjykatë, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ishte prezente.

Sapo vajzat mësuan për masën e sigurisë, ata “shpërthyen” në lot gëzimi.

Në momentin që babai i tyre ka dalë nga gjykata vajzat e kanë pritur me përqafime.

You may also like