Vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, reagon ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano

by editor

Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin e ‘Shqiponjave’, Novruz Cenalia që humbi jetën një ditë më parë në Fier, pranë banesës së tij, teksa po shkonte të merrte shërbimin.

Advertisements

Nano shkruan se ngjarje të tilla shërbejnë për të na kujtuar se me çfarë rreziqesh përballen çdo ditë punonjësit e policisë në vend.

Advertisements

Nga ana tjetër, ai shprehet se ky është shembull për të rritur ndërgjegjësimin me sfidat policore. Së fundmi, Nano shpreh solidaritetin e tij për të gjithë efektivët e Shqiponjave.

Autori i vrasjes ende nuk është kapur nga policia, teksa vijojnë kërkimet. Ai është identifikuar si Azgan Mërnica dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

‘Tragjedia e fundit në fshatin Baltëz të Fierit shërben si kujtesë e fortë e rreziqeve me të cilat përballen çdo ditë efektivët e rendit. Një punonjës policie i forcave “Shqiponja” humbi jetën, duke lënë pas një familje të pikëlluar, kolegë dhe një komunitet në zi.

Çdo anëtar i këtij komuniteti meriton të ndihet i sigurt dhe çdo oficer meriton të kthehet në shtëpi.

Ngjarje si kjo japin shembull për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballet forca policore dhe rëndësinë e sigurimit të burimeve dhe mbështetjes që u nevojiten për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer komunitetit tonë në mënyrë efektive.

Në solidaritet për sakrificat e të gjithë Shqiponjave.

RIP Novruz Cenalia’, shkruan Gledis Nano në Facebook.

You may also like