Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, është shprehur se situatat e përmbytjeve si ajo që ndodhi në Vlorë, duhet të bëhen mësim edhe për bashkitë e tjera. Komentet Farrici i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ me Aulona Minga dhe Krist Martiro në A2 CNN, ku tha se disa nga zonat e rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet janë veç Vlorës edhe Lezha e Shkodra. Ajo tha gjithashtu se pastrimi i kanaleve në qytete është i domosdoshëm, por duhet të kryhet në mënyrë periodike dhe jo të lihet në momentin e emergjencës.
Advertisements
“Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore.
Advertisements
Pastrimi i kanaleve, thuhet se është, por në fakt nuk është aq i thjeshtë. Kjo edhe për shkak të problemeve të mbartura prej vitesh. Pastrimi nuk duhet lënë vetëm në momente emergjencash, por të zgjidhet para situatave alarmante. Nëse idrovoret në Vlorë do të ishin të pastruar, në gjendje të mirë, fatkeqësia nuk do të ishte aq e madhe. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 %”, tha Farrici.