Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Pistoia, Itali është arrestuar për keqtrajtim të partneres së tij.
Advertisements
38-vjeçari u dërgua në burg me kërkesë të Prokurorisë Publike e cila shqyrtoi rastin në fjalë.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi më 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare nga Pistoia shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në gjoks. Mjekët i konstatuan lëndime të shumta gruas, dy brinjë të thyera dhe ënjtje të ndryshmeme.
Pas kësaj, autoritetet italiane nisën hetimet duke marrë në pyetje 45-vjeçaren, prindërit dhe kolegët e saj të punës.
Advertisements
Nga hetimet rezultoi se partneri i saj, 38-vjeçari shqiptar në mënyrë të përsëritur e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur. Por jo vetëm kaq pasi ai e kishte kontrolluar vazhdimisht në punë, duke i kontrolluar telefonin e saj dhe duke pjesët intime për të identifikuar gjurmët e çdo marrëdhënieje seksuale me meshkuj të tjerë.
Prokurori akuzoi 38-vjeçarin shqiptar për dhunë në familje dhe kërkoi masën e sigurimit “arrest me burg”.