Pas Greqisë, edhe ky vend nën “kthetrat” e zjarreve/ Raportohet për 34 persona të vdekur(Video)

by editor

Të paktën 34 njerëz, duke përfshirë 10 ushtarë, kanë humbur jetën nga zjarret që përfshiu Algjerinë verilindore gjatë natës së së dielës dhe gjatë ditës së hënë.

Advertisements

Ministria e Brendshme ka konfirmuat se për shkak të zjarreve të rëna gjatë ditëve të fundit në rreth pesëmbëdhjetë prefektura në pjesën verilindore të vendit kanë humbur jetën 34 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se në Tunizinë fqinje, në rajonin kufitar të Tabarka (në veriperëndim), zjarret që kishin shkaktuar tashmë shkatërrime të mëdha javën e kaluar u ndezën përsëri. Një ekip i AFP-së gjeti dëme të mëdha në Nefza, 150 kilometra në perëndim të Tunisit, ku po vepronin mjetet ajrore.

Rreth 300 banorë të fshatit Meloula u desh të evakuoheshin “nga deti” si masë paraprake, për shkak të shpërthimeve të forta të erës që nxitën flakët, tha Houssem Edin Jhabli, një zëdhënës i gardës kombëtare tuniziane.

Advertisements

Sipas Ministrisë së Brendshme në Algjeri të dielën dhe të hënën janë regjistruar 97 zjarre në 16 qarqe. Të nxitura nga erërat, flakët arritën në zonat e banuara në tre prefektura, ku 1500 banorë u urdhëruan të evakuohen.

Algjeria po përballet me një valë të nxehti , me temperaturë që arrin 48 gradë Celsius, me pasojë tharjen e plotë të florës duke rritur rrezikun e zjarrit. Në Tunizi, termometrat treguan 49 gradë Celsius.

Presidenti algjerian Abdelmadjid Taboun shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Rreth 8,000 punonjës të mbrojtjes civile dhe 525 automjete po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit gjatë natës në 11 prefektura, ku zjarret shkatërruan pyje dhe të mbjella. Në operacion u përfshinë edhe avionë dhe helikopterë.

Prokuroria e Përgjithshme në Bejaya ka urdhëruar një hetim paraprak për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve dhe identifikimin e autorëve të zjarrvënieve të mundshme.

Çdo verë veriu dhe lindja e Algjerisë testohen nga zjarret, një fenomen që përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, duke sjellë thatësira dhe valë të nxehti.

Në gusht 2022, zjarret gjigante morën jetën e 37 njerëzve, ndërsa në verën e vitit 2021 shpërthyen zjarret më vdekjeprurëse në dekada, me mbi 90 të vdekur, veçanërisht në Kabylia.

You may also like