Djali i saj grushtoi për vdekje 55-vjeçarin për pronën, PD kërkon largimin e anëtares së KLP-së Nurihan Meta: Përbën pengesë për hetimin e plotë të ngjarjes

by editor

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat ka kërkuar largimin e anëtares së KLP-së, pas ngjarjes në Vlorë ku djali i saj qëlloi për vdekje 55-vjeçarion Armando Meshau.

Advertisements

Zëdhënësja tha se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës ndaj dhe autoritet duhet të kërkojnë një hetim të thelluar.

Advertisements

Sakaq shtoi se “Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale”.

Deklarata e plotë:

Advertisements

Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës, kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta. Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale. Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.

Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.

You may also like